Tavolina më e shtrenjtë në botë kushton 1.890.000 euro dhe u krijua në Itali nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.
Lajmin e përcjellin mediat italiane, sipas të cilave vecantia e kësaj tryeze te quajtur “Timeless”, qëndron pikërisht tek baza e saj e cila përbëhet nga dy pjesë të integruara, ajo qendrore prej çeliku dhe baza monumentale me mermerë të bardhe nga Cervaiole.
Projekti i Xhixhës lindi nga ideja e bashkimit të së shkuarës dhe së tashmes duke krijuar një bazë për të bashkuar dy materiale të përjetshme: mermerin, një material fisnik që në shekuj ka mundur të tregojë historinë e artit përmes artistëve të mëdhenj dhe çelik inox, një material bashkëkohor që i përket universit teknologjik dhe industrial.
Në Tiranë skulptori Helidon Xhixha ka vënë dy vepra monumentale. Tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” artisti ka ekspozuar dy piramida të çrregullta. Vepra është frymëzuar nga zhvillimet arkitektonike dhe bashkëjetesa e diversitetit kulturor në Tiranë. Po ashtu një vepër e tij është ekspozuar edhe para stadiumit ‘Air Albania’.
Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm.
- U kapën ‘mat’ në Prishtinë, Nita Latifi zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe Shpat Kërleshit
- Big Brother u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën