Header

Khloe Kardashian zbulon emrin e djalit të saj

Pothuajse një vit pasi Khloe Kardashian mirëpriti fëmijën e saj të dytë përmes një nëne surrogate me ish-partnerin Tristan Thompson, emri i djalit të tyre më në fund u zbulua: Tatum.

Ajo ndau lajmin gjatë premierës së sezonit të tretë të ‘The Kardashians’, duke shtuar: “T’i vendosësh emrin një njeriu është vërtet e vështirë”.

Khloe, e cila gjithashtu ka vajzën 5-vjeçare True Thompson me atletin, konfirmoi në prill se emri i djalit të saj 9-muajsh do t’i përmbahej traditës, pra të fillonte me “T” që të përputhej me emrin e vajzës së tyre të vogël.

Por ndërsa se fëmijët e saj kanë të njëjtat iniciale, Khloe tha se ajo ndihet më pak e lidhur me Tatum sesa me True për shkak të procesit të surrogacisë, duke theksuar: “Është me të vërtetë gjëja më e çuditshme.

Po pse iu desh kaq shumë kohë për të zbuluar emrin e djalit të saj? 38-vjeçarja më parë shpjegoi se iu desh pak kohë që ajo të vendoste se si ta quante.

“Doja ta takoja dhe ta ndjeja pak”, tha ajo në episodin e 5 prillit të “The Jennifer Hudson Show”. “Në fillim, ai nuk kishte një emër. Më pas, ia vendosëm emrin, por unë kam qenë duke pritur për premierën e shfaqjes sonë dhe nuk e dija se do të ishte kaq larg.”

You may also like ...