Header

Nita Latifi dhe Bledi Mane shpërthejnë ndaj njëri-tjetrit

Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nita Latifit, e cila deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një tip si ai.

Dy ish-banorët e BBV u puthën në buzë dhe u martuan gjatë një loje të BBV, dhe u aludua për një raport më shumë se sa miqësor mes tyre.

Por duket se këngëtarja dhe gazetari kanë prishur raportet mes tyre. Në një intervistë për “Prive”, Nita Latifi u shpreh se “nuk do të lidhem kurrë me një tip si Bledi Mane”.

Pas deklaratës së saj, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën.

Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.

You may also like ...