Kjo akullore që shihni në foto quhet byakuya “nata e bardhë” në japonisht dhe aktualisht po kap vlerën prej 6,380 dollarë, duke u bërë zyrtarisht akullorja më e shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.
Akullorja mbulohet me një gjethe ari e ngrënshme, dy lloje djathi dhe “Sake kasu”.
Marka japoneze e akullores Cellato e quan natën e bardhë një gelato në faqen e saj të internetit dhe emri është një aluzion i origjinës së saj italiane.
“Na u deshën mbi 1.5 vjet për t’u zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të marrë shijen e duhur”, tha një përfaqësues nga kompania për Guinness World Records.
Ndërsa ekipi i rekordeve botërore të Guinness nuk ka pasur një shans për të provuar ëmbëlsirën, Cellato më herët ofroi një seancë degustimi për stafin e tij dhe e përshkroi si “të pasur në shije dhe cilësi”.
- Në lagjen ‘VIP’, Luizi zbulon se ku e ka blerë shtëpinë
- Jeff Bezos fejohet me Lauren Sanchez pas 5 vitesh lidhje