Header

E mohoi si shok, Meridian nxjerr ‘zbuluar’ Luizin

Luiz Ejlli deklaroi pak ditë më parë në një intervistë se Meridian Ramçajn nuk e njihte mirë kurse me dy shokët e tij Jonin dhe Marion kishte dy vite pa folur dhe kjo ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Meridian Ramçaj ishte i pari që reagoi menjëherë në rrjete sociale, ndërkohë ditën e sotme Meridiani ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë i ftuar në “New 24”.

Ai tha në emisionin se ka pasur një miqësi intensive në vitet 2011-2016, kohë kur kanë qëndruar bashkë në Paris dhe kanë bërë pushime të gjata. Ai publikoi edhe disa foto ku të dy ata shfaqen me të fejuarën e Meridianit dhe ish të fejuarën e Luizit në atë kohë.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni.

Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë.

Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë te rezidenca qeveritare”, deklaroi ai.

Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit në instagram pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.

“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam.

Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.

You may also like ...