Konsiderohet si një prej femrave më të bukura të botës dhe shumë gra e vajza e lakmojnë trupin e saj, por vetë Megan Fox nuk është e kënaqur me të. Aktorja rrëfeu se ka dismorfi trupore. “Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë”, tha ylli i “Transformers”, 36 vjeç, për Sports Illustrated.
“Nuk ka pasur kurrë një moment në jetën time ku unë ta kem dashur trupin tim, kurrë”, u shpreh ajo përpara se të shtonte se është në një “udhëtim të pafund” për të dashur veten.
Fox, e cila ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, gjithashtu pranoi se ajo ka qenë gjithmonë kritike ndaj imazhit të saj dhe kishte një “vetëdije” dhe “obsesion” me trupin e vet edhe kur ishte fëmijë.
Kjo nuk është hera e parë që Fox flet për pasiguritë e saj trupore. Në një intervistë të përbashkët të vitit 2021 me Machine Gun Kelly, ajo pranoi se kishte “shumë pasiguri”. “Ne mund të shikojmë dikë dhe të mendojmë, ‘Ai person është shumë i bukur. Jeta e tyre duhet të jetë kaq e lehtë’. Por në të vërtetë, ka shumë të ngjarë që ata të mos ndihen kështu për veten e tyre”, u shpreh ajo. Fox dhe këngëtari i “Forget Me Too” filluan të takoheshin në vitin 2020, por ata kanë qenë të përfolur majft kohëve të fundit pasi ndezën thashethemet për ndarje në shkurt. Pasi u tha se ishin ndarë, një burim pohoi për Daily Mail në prill se dyshja ishin rikthyer me njëri-tjetrin pas pushimeve “shëruese” në Hawaii.
- Luizi deklaroi publikisht se nuk e ka mik, reagon menjëherë Meridiani
- Georgina Rodriguez “i vë flakën rrjetit” me twerk