Pas aktorit George Cloony edhe miku i tij Brad Pitt pritet të sjellë një pije të re alkoolike. Pitt do të prezantojnë pijen e quajtu “The Gardener” në festivalin e filmit në Kanë.
Për këtë pije alkolike aktori i njohur ka bashkëpunuar në bashkëpunim me distiluesin Tom Nichol dhe familjen Perrin, që ishin partnerë me aktorin në eksperiencat e tij të para të verës dhe që së fundmi u bashkuan me të edhe për një linjë për kujdesin ndaj lëkurës.
“The Gardener” është një xhin i thatë londinez, i distiluar në Francë nga një bazë drithi. Xhini i Brad Pitt do të prezantohet në formën e një kokteji të quajtur “The Secret Garden”.
Dy herë fituesi i Oscar-it, prezantoi në vitin 2015 verën e tij kohë kur ai ishte ende në një marrëdhënie me Angelina Jolie.
Ata u përfshinë në një betejë ligjore për pronën e tyre ne në juglindje të Francës ku kishte fusha me vreshta.
Vitin e kaluar aktori akuzoi Jolie se shiti pjesën e saj një prodhuesi të pijeve alkoolike një oligarku rus.
- Fillon Festivali i Filmit në Kanë, 21 filma në garë për Palmën e Artë
- Albina Kelmendi reagon për herë të parë pas Eurovision