Donald Trump abuzoi seksualisht me shkrimtaren Jean Carroll në vitet 1990 dhe më pas e shpifi duke e quajtur atë gënjeshtare. Ky ishte vendimi i një gjykate në New York që vendosi të dënojë ish-presidentin me 5 milionë dollarë dëmshpërblim për paditësen. Zëdhënësi i Trump tha se vendimi do të apelohet dhe ish-presidenti nuk do të paguajë asgjë deri në një vendim përfundimtar.
Carroll, sot 79-vjeçare e akuzoi Trump se përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani 30 vjet më parë. Kur ajo e zbuloi rastin në 2019-ën, Trump e konsideroi atë një mashtruese dhe gënjeshtare. Ndaj ish-gazetarja e paditi ish-presidentin për shpifje në një gjyq civil. Juria diskutoi për rreth 3 orë përpara se të shpallte vendimin. Vetë Trump nuk u paraqit në proces pasi vijon punën për të garuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Vendimi nuk i pengon synimet e tij në këtë garë.
Trump po përballet me një tjetër proces penal pas akuzave të ngritura për pagesat e bëra për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels me qëllim blerjen e heshtjes së saj në fushatën elektorale të 2016-ës.
- Rita Ora pushton skenën e “Eurovisionit”
- A po qëndron Luizi në shtëpinë e Kiarës? Kjo e video e nxjerr ‘zbuluar’