Me ftesë të mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar nga zotëria i parë, Prindon Sadriu, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit.
Para ceremonisë së Kurorëzimit të mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace, sot më 5 maj.
Më 6 maj, Osmani dhe bashkëshorti i saj, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të mbretit Charles III në Westminster Abbey, me çrast, ajo do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë qëndrimit në Londër, Osmani së bashku me bashkëshortin e saj do të marrin pjesë edhe në pritjen që sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.
- E pamë edhe këtë, Kanye West del i veshur me streçe
- Miq të Dianës, artistët që nuk pranuan të këndojnë në kurorëzimin e Mbretit Charles