Të hënën është mbajtur ngjarja më e madhe vjetore në industrinë e modës.
Në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, sivjet u mbajt ceremonia e famshme e modës me temën “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.
Pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Lady Gaga nuk u shfaq në MET Gala 2023, por shumë fansa menduan se këngëtarja 37-vjeçare ishte në event. Shkak u bë artistja shqiptare Ava Max, 29 vjeç, e cila ishte ndër të ftuarat. Flokët dhe grimi i ngjashëm me ato të Gagas dhe një pamje e mbuluar me perla nga stilistja Christina Siriano të kujtonte disa nga modelet e përdorura nga Gaga në të kaluarën.
“Duke qarë se pashë një foto të Ava Max-it më herët dhe mendova se ishte Gaga”, shkroi një përdorues në Twitter. “Ava Max duket si Lady Gaga”, shkroi një tjetër. “Ava Max dëshiron shumë të jetë Gaga”, “Ava Max më shumë i ngjan Lady Gaga-s sesa vetë Gaga”, vazhdonin komentet.
Në disa fotografi të publikuara në Instagram, interpretuesja e hitit “Sweet But Psycho”, tha se u ndje e lumtur në debutimin e saj në Met Gala.
“Çfarë nderi të bëj një dedikim frymëzuesi i pabesueshëm Karl Lagerfelf për debutimin tim në Met Gala”, shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.
- Festa e Met Gala, Kendall Jenner vishet nga stilistja shqiptare
- I veshur me fanellën e Kombëtares, aktori amerikan Danny Glover viziton Shqipërinë