Khloe Kardashian ka treguar seriozitetin e operacionit që iu nënshtrua për heqjen e një tumori në faqen e saj të majtë vitin e kaluar, kur mësoi se ishte melanoma.
Në një trailer për sezonin e ardhshëm të Hulu’s The Kardashians, Khloé ndau imazhe të prerjes së madhe vertikale në fytyrën e saj.
Chloe, e cila është e predispozuar për melanoma, tashmë në moshën 19-vjeçare i ishte nënshtruar një operacioni për të hequr melanomën në shpinë. Në tetor të vitit 2022, Khloé u kishte shpjeguar ndjekësve të saj se përse e mbante fashën në fytyrë kur ata filluan ta pyesnin.
Ajo pranoi se duhet t’i nënshtrohej “operacionit të menjëhershëm” pasi u konstatua një gungë e mbetur në faqen e saj, e cila më vonë u zbulua se ishte kanceroze.
Në atë kohë, Khloe ishte e lumtur të thoshte se rezultatet ishin “të pastra” dhe se ajo ishte e fokusuar në procesin e shërimit.
Khloe ka reaguar ndaj shpërthimit të saj të fundit të melanomës dhe ka shprehur shqetësimet për atë që do të vijë.
“Mami sapo më tha se është melanoma”, i thotë Khloe-s një Kylie Jenner e shqetësuar.
“Ajo gjë në fytyrën e saj është shumë shqetësuese”, thotë Kris Jenner, përpara se të shfaqte pamjet e Khloe-së duke mbajtur një fashë të madhe mbi fytyrën e saj.
“Melanoma është vdekjeprurëse. Ishte shumë më serioze nga sa prisja të ishte ”, thotë Chloe.
- “Guri i fatit” vjen në Londër/ Simboli i Monarkisë Skoceze në Westminster Abbey për kurorëzimin e Charles III
- Së shpejti një dokumentar për jetën e David Beckham