Header

Kim Kardashian ëndërron të bëhet avokate

Ka diplomë juridiku, por nuk ka liçencë për të ushtruar aktivitet si avokate. Megjithatë, Kim Kardashian thotë se për të punuar si avokate do të braktiste edhe karrierën e saj si yll i “reality showt”.

“Do të isha shumë e lumtur, nëse do të isha avokate me kohë të plotë” – i tha Kim Kardashian, moderatores Popi Harlou në samitin Times100.

42-vjeçarja shprehet se ka në plan të heqë dorë nga të qenit gjithë kohës në objektivin e kamerave për të nisur një karrierë në fushën e avokatisë.

Studimet i ka nisur që në vitin 2017, pas rastit të Elis Mari Xhonson e cila nuk mori amnisti nga presidenti Obama, edhe pse ishte në burg prej 1996-ës për ndihmë në lehtësimin e komunikimeve për trafikantët e drogës.

Megjithatë, ajo pret marrjen e një liçence për të ushtruar aktivitetin. Ylli i modës nuk ka kryer studime në universitet, por ajo ka kaluar provimin shtetëror të ashtuquajtur “bar” në vitin 2021, që u jep diplomë individëve që mësojnë ligjet në mënyrë autodidakte ose në kurse.

You may also like ...