Mes dramave që po i rrethojnë, Princ Harry dhe Meghan Markle shihen teksa shijojnë ndeshjen e Lakers!
Mes dramave që po i rrethojnë, Princ Harry dhe Meghan Markle shihen teksa shijojnë ndeshjen e Lakers.
Në paraqitjen e tyre të parë publike pas një muaji, Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën stafin e tyre të organizatës së bamirësisë Archewell për të parë një ndeshje të NBA.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it u kapën duke buzëqeshur në Crypto.com Arena të Los Anxhelosit ndërsa fansat brohoritnin, sipas fotove dhe videove të postuara në Twitter. Video e dyshes të buzëqeshur u shfaq në ekranin e madh, para 20,000 të pranishmëve, përfshirë Kim Kardashian, Adam Sandler dhe Sean ‘Diddy’ Combs.
Mijëra të pranishëm nisën të duartrokisnin dhe brohoritnin, duke i inkurajuar të putheshin. Harry u duk se u përkul për një puthje, por gruaja e tij, e veshur me një kostum lino, qeshi dhe e kapi prej krahu në vend që të dorëzohej para turmës dhe të dhuronte puthjen e shumëpritur.
Pamjet e tyre duke shijuar ndeshjen u shfaqën gjithashtu në burimin zyrtar të NBA-së në Twitter.
Kujtojmë se kjo paraqitje e çiftit mbretëror vjen pikërisht mes dramave që po i rrethojnë, nga thashethemet me familjen mbretërore deri në divorc. Por, Harry dhe Meghan aq të lumtur sa u shfaqën krah njëri-tjetrit sigurisht e hodhën poshtë thashethemin e fundit.
- “Harry Potter” bëhet baba për herë të parë
- Vazhdojnë polemikat e divorcit, ish-partnerja i kërkon Achraf Hakimit 10 milionë euro dëmshpërblim