Header

Seanca e Kuvendit nis me këngën “Baresha”

Seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka filluar me këngën “Baresha” të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Kjo u bë në nderim të bilbilit të Kosovës, e cila ka ndërruar jetë të premten e javës së kaluar.

“Në nderim të Nexhmije Pagarushës sot do të ja fillojmë seancës me zërin e saj, me njërën nga perlat e muzikës më të bukur shqipe”, deklaroi kryeparlamentarja në nisje të seancës.

Në rend dite është themelimi dhe funksionalizimi i komisioneve parlamentare.

You may also like ...