Header

Turqia lëshon urdhrarrest për modelen e “Playboy”

Modelja kontroversale e “Playboy”, Marisa Papen mund të përballet deri në 3 vjet burg në Turqi, për shkak të fotografive nudo në disa prej pikave më të famshme të vendit, shkruan TheSun

Ajo shkaktoi zemërim pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit “Hagia Sophia”.

Në foto, Marisa, 27 vjeçe, ngriti një burka që ajo kishte veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime në “Hagia Sophia”, një xhami ikonike otomane që tani përdoret si një muze në Stamboll, Turqi.

Por Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar urdhër për arrestimin e saj dhe e ka dënuar atë për “veprime mashtrimi” dhe “poshtërim publikisht të sovranitetit të shtetit”, thonë mediet turke.

Kjo do të thotë që ajo mund të arrestohet dhe potencialisht të dënohet me burg deri në tre vjet.

Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.

You may also like ...