Header

SHBA kalon Kinën dhe Italinë, 85,594 të prekur dhe 1,300 viktima

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 85,594 pacientë kanë rezultuar pozitivë në testet e zhvilluara.

Sipas të dhënave të fundit nga worldometers.info, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën me 81,340 raste dhe Italinë me 80,589 raste.

Kjo rritje e numrit të të prekurve ka ardhur në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump ka parashikuar që kombi do t’i kthehet punës “shumë shpejt”, pasi 3.3 milionë persona kanë thënë se janë të papunë.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 1,300 viktima nga Covd-19.

You may also like ...