Header

Shangai, qyteti më inteligjent në botë

Titullin e qytetit më  inteligjent në planet për vitin 2023 e ka fituar Shangai, i cili ishte në krye edhe në vitin 2022. Në vendin e dytë është Nju Jorku, i ndjekur nga Toronto (në vendin e 3-të), Seuli (në vendin e 4-të), ndërsa Shenzhen plotëson pesë qytetet më të inteligjente për vitin 2023.

Vlerësimi nxjerr në pah qytetet më inteligjente në botë midis 50 qyteteve, duke marrë parasysh një sërë kriteresh.

Pesë metropolet kampione për vitin 2023 dallohen në fusha si transporti dhe infrastruktura “inteligjente”, energjia dhe sistemet inteligjente të ndriçimit, menaxhimi i trafikut, përdorimi i teknologjisë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe urbanistika.

Këto qytete, përtej avantazheve të dukshme që ofrojnë për banorët e tyre, kanë një kontribut të madh në ekonomitë e tyre kombëtare, por edhe një gjurmë të madhe në ekonominë globale.

Sipas vlerësimeve të Juniper Research, kursimet nga kostot për zhvillimin e  e qyteteve parashikohen të arrijnë në 250 miliardë dollarë deri në vitin 2028 në mbarë botën. Performanca korresponduese në vitin 2023 vlerësohet të jetë 96 miliardë, që do të thotë një rritje kumulative prej 158% midis 2023 dhe 2028.

Kursimet vijnë nga përdorimi i reduktuar i energjisë dhe emetimet nga zhvillimi i rrjeteve të transportit inteligjent dhe infrastrukturës, nga trafiku, menaxhimi dhe ndriçimi i rrugëve.

You may also like ...