Ylli kolumbian Shakira, ka gëzuar të gjithë fansat e saj me lajmin që ajo dha në festivalin e muzikës Coachella 2024.
Këngëtarja befasoi turmën kur u ngjit në skenën e Coachellas gjatë performancës së DJ Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, La Fuerte, Pasi ishte duke performuar me Dj Bizarrap u vu re se sfondi në skenën e Saharasë ndryshoi duke lexuar “Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.”Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Ne fillojmë këtu në nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë ”, thotë Shakira.
Në lidhje më këtë lajm ajo ka publikuar edhe një foto në llogarinë e saj në Instagram, teksa ka shkruar që mezi pret që rikthehet në skenë, të argëtohet dhe të festojë.
Turneu i fundit që artistja e muzikës pop ka mbajtur ka qenë në vitin 2018, pas publikimit të këngës “El Dorado”.
Kujtojmë se Shakira ka publikuar së fundmi albumin e saj më të ri “Las Mujeres Ya No Lloran”. Ky është albumi i 12-të në studio i këngëtares dhe i pari në shtatë vjet.
- Jennifer Lopez dështon me albumin e ri, humb miliona lekë!
- Kështjella Balmoral hapet për publikun për herë të parë, vendim historik i familjes mbretërore