Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.
Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ishte ish-banorja e BBVA-s, që publikoi një video të barkut derisa bëri edhe dedikimin për foshnjën e tyre në ardhje. Përveç kësaj nuk mungoi edhe dedikimi i veçantë i Bardhit për pritjen e ëmbël.
“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, shkroi artisti përmes një postimi.
Dyshja kishin nisur lidhjen brenda shtëpisë së BBVA-s dhe ishin ndër çiftet më të përfolur brenda këtij formati.
Kujtojmë që Bardhi kur ishin brenda “BBV” deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi.
- Kanye West përfundon në polici: Sulmoi një burrë që kapi për krahu Bianca Censori
- “Wednesday”: detaje nga sezoni i dytë!