Fituesi i “Oscar”, 56-vjeçari, Quentin Tarantino, ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me bashkëshorten Daniella të shtunën.
“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë për lindjen e fëmijës së tyre të parë”, tha një i afërt me çiftin, shkruan People.
Sipas raportimeve djali i tyre ka lindur në Tel Aviv, Izrael.
Dyshja njoftuan në gusht se janë në pritje të fëmijës së parë.
Tarantino dhe Daniella, e cila është vajza e këngëtarit dhe tekstshkruesit izrael, Tzvika Pick, u takuan për herë të parë në vitin 2009, ndërsa aktori ishte në Izrael për të promovuar filmin e tij, “Inglourious Basterds”.
Ata më pas u fejuan në qershor të vitit 2017, dhe u martuan në nëntor të 2018 në një ceremoni private në Los Angeles.
Tarantino nuk ishte martuar kurrë, duke sqaruar më parë se puna monopolizonte kohën e tij.