Header

Publikohet versioni zyrtar i “Shaj”

Arilena Ara ka publikuar sot versionin në anglisht të këngës konkurruese në “Eurovision”!

Këngëtarja shqiptare lajmëroi që dje ndryshimet e para në këngë, kur njoftoi se titulli i këngës do të jetë “Fall from the sky” dhe jo “Shaj”.

Sot është publikuar versioni zyrtar i Eurovizionit me tekst, ndërkohë që ende nuk e kemi një videoklip, për të cilin Arilena ka punuar këto javët e fundit.

Përpos tekstit, i cili ka një ndryshim rrënjësor, melodia dhe ritmi mbeten të njëjtët. Pasi kemi dëgjuar versionin anglisht të këngës, tani na mbetet të shohim videoklipin e realizuar në Hollandë dhe të presim suksesin e rradhës të këngëtares sonë.

You may also like ...