Publikohet testamenti i Silvio Berlusconit, zbulohet kujt ia ka lënë pasurinë ish-kryeministri italian
Pas vdekjes së Silvio Berlusconit ishte e paqartë se kush do të përfitonte nga pasuria prej gati 4 miliardë Euro e ish-kryeministrit italian. Mediat italiane kanë zbardhur testamentin që la pas Berlusconi dhe dëshirat e tij të fundit. Marina dhe Pier Silvio janë përfituesit më të mëdhenj të aksioneve në kompaninë “Fininvest”, ku së bashku arrijnë arrijnë 53% të aksioneve.
Ndërsa pjesa tjetër, ndahet në mënyrë të barabartë për fëmijët e tjerë nga martesa e dytë Barbara, Eleonora dhe Luigi. Dy fëmijët nga martesa e parë zotërojnë gjithashtu 60% të pronave të tjera. Asnjë nga fëmijët nuk do të ketë kontrollin e vetëm të kompanisë që më parë mbahej nga vetë Berlusconi.
Marina dhe Pier Silvio kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e kompanive të Berlusconit menjëherë pasi babai i tyre hyri në politikë në fillim të viteve 1990. Vajza e madhe, e cila drejton “Fininvest”, ka menaxhuar edhe shtëpinë botuese “Mondadori”, ndërsa Pier Silvio ka qenë në krye të televizionit “Mediaset”. Barbara, Eleonora dhe Luigi, fëmijët që Berlusconi pati me gruan e tij të dytë, nuk kanë pasur ndonjë rol ekzekutiv dhe nje profil të lartë në menaxhimin e bizneseve të babait të tyre.
Një trashëgimi prej 100 milionë Eurosh i shkon bashkëshortes Marta Fascina dhe vëllait të tij, Paolo Berlusconi. Ish-kryeminsiri është treguar bujar edhe me këshilltarin e tij, Marcello Dell’Utri, të cilit i ka lënë trashëgimi 30 mln Euro.
Vendimi për ndarjen e aksioneve të kompanisë “Fininvest” ishte marrë që në vitin 2006 shkruajnë mediat italiane. Më 2 Tetor të këtij viti, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një bllok shënimesh.
- Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes
- Brad Pitt bëhet pilot i Formula 1, kjo është makina e tij e re