Header

Missi heq kurorën, i kthehet punës si mjeke

Hoqi dorë nga kurora, të paktën përkohësisht, për t’iu përkushtuar detyrës si mjeke.

Miss Anglia 2019, Bhasha Mukherjee, vendos që ti bashkohet vijës së parë të betejës, duke anuluar angazhimet e titullit, duke qenë se është e diplomuar për mjekësi.

Tashmë nga takat dhe kurora, e presin maskat dhe gjithë pajisjet e tjera mbrojtëse kundër virusit.

Një vendim i marrë spontanisht prej saj, duke iu përgjigjur vokacionit të saj si mjeke.

“Nuk ka kohë më të mirë për të qenë Miss Anglia dhe të ndihmosh vendin në këtë moment të vështirë”, tha ajo.

Bukuroshja e kurorëzuar ndodhej në vendin e saj të lindjes në Indi dhe në momentin e fundit arriti të kapë fluturimin e fundit për tu kthyer në Londër, pas një ndalese në Frankfurt. Tashmë i duhet të kalojë periudhën e karantinës prej dy javësh para se të hyjë në linjën e parë të betejës.

Bhasha është e specializuar për sëmundjet respiratore, ndaj është mjaft e dobishme në këto ditë të betejës anti-Covid.

You may also like ...