Ka disa javë që nuk kemi dëgjuar diçka nga Princesha e Uellsit, Kate Middleton. Hera e fundit që dëgjuam nga ajo ishte kur ajo u shfaq publikisht për të zbuluar në një video se po i nënshtrohej trajtimit për kancer.
Që atëherë, asgjë nuk ishte dëgjuar prej saj. Por tani, Kate është rikthyer me një postim në X, dikur Twitter, në të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Princi William, i dërgojnë mbështetje Australisë, pas sulmeve të tmerrshme në Sydney nga një sulmues në një qendër tregtare.
Në paraqitjen e saj të fundit, e ulur në një stol dhe duke rrëfyer sëmundjen e saj, ajo tregoi se iu nënshtrua një operacioni në janar dhe kishte nevojë për “kohë, hapësirë dhe privatësi” ndërsa përfundonte ciklin e kimioterapisë.
Tani princesha është rishfaqur në X për të postuar një mesazh prekës mbështetjeje pas asaj që ndodhi në Sydney fundjavën e kaluar.
“Jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Sydney. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, duke përfshirë të dashurit e atyre që humbën dhe reaguesit heroikë të urgjencës që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. W & C”, ka shkruar ajo.
Përveç kësaj, The Telegraph ka treguar se princesha ka vazhduar punën e saj zyrtare nga rezidenca e saj. Ajo ka punuar me iniciativën Early Years, duke studiuar kërkime për të përmirësuar jetën e foshnjave.
- Fedez në një romancë të re dashurie? Zbulohet si qëndron e vërteta
- Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit ‘Jeanne du Barry’ në Londër