Header

Julia Roberts blen shtëpi 8.3 milionë dollarëshe

Julia Roberts ka blerë një shtëpi 8.3 milionë dollarëshe në San Francisco.

Shtëpia mahnitëse është në lagjen ekskluzive të Presidio Heights. Roberts e bleu shtëpinë më 12 dhjetor të 2019-ës, por vetëm tani e ka bërë lajmin publik.

Vlen të theksohet se shtëpia e re e fitueses së Oscar, ka një dhomë me më shumë se 1000 shishe e verës.

Njëra nga dhomat e gjumit ka një pamje spektakolare të urës Golden Gate.

Shtëpia u projektua nga arkitekti Sylvain Schnaittacher dhe është ndërtuar afërsisht rreth viteve 1907-1908.

You may also like ...