Header

Eleni, e ftuara speciale e Malumës

Prej muajsh këngëtari me famë botërore, Maluma ka nisur turin e tij botëror. Ndalesa e tij në Athinë do të jetë në datën 11 mars ku pritet të mbahet një koncert madhështor. Mirëpo qershia mbi tortë pritet të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Eleni Foureira. Këtë lajm e ka bërë vetë këngëtarja të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram ajo na tregoi që është e ftuara speciale e Malumës. “Mezi po pres”, shkruan Eleni. Mos harrojmë se Dita e Verës në Shqipëri do të festohet nën tingujt e muzikës së Malumës, pasi këngëtari në 14 mars do të ndezë sheshin Nënë Tereza.

You may also like ...