Header

Diddy paditet sërish për sulm seksual

Një padi e re u ngrit kundër Sean “Diddy” Combs të hënën duke pretenduar se ai ngacmoi një nga producentët e tij të muzikës.

Sipas dokumenteve të TMZ, Rodney Jones, ish-producent dhe videograf i reperit ka deklaruar se është sulmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme dhe është detyruar t’i nënshtrohet dëshirave të tij.

Padia pretendon se, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid, Combs e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte dr0gë.

Padia është  veprimi i gjashtë i tillë i ngritur kundër Combs, muajt e fundit, dhe i pari që përfshin një paditës mashkull.

Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale “të vazhdueshme” nga reperi.

Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar  në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdh*nuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka goditur fizikisht dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht.

Pas padisë së Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e dr0goi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.

Avokatja e Sean Diddy ka reaguar dhe i ka quajtur “trillime” akuzat si dhe thotë se kanë “prova të pakundërshtueshme” që gjithçka është një gënjeshtër.

You may also like ...