Header

Deftesat nuk do të merren më nëpër shkolla, por vetëm online!

Duke nisur nga mbyllja e këtij viti shkollor e në vijim, detfesat përfundmitare nuk do të merren më fizikisht nëpër shkolla, por do të shkarkohen online.

Mjafton të logohen në portalin e-Albania dhe dëftesat do të printohen në kohë reale. Duke nisur nga java e ardhshme, vlerësimet përfundimtare do të merren online. Deftesa është e pajisur me gjithë elementet e saj pa qenë e nevojshme t‘i rikthehesh institucioneve shkollore për ta vulosur apo firmosur.

Me vënien në funksion të sistemit SMIP, mësuesit kanë hedhur në përfundim të mësimit të gjitha vlerësimet, mungesat apo shënimet për arritjet e nxënësve, duke bërë një punë përgatitore edhe nxjerrjen e rezultateve përfundimtare, ndërsa menaxhimi i të gjithë informacionit është bërë nga qendra e shërbimeve arsimore.

You may also like ...