Header

Chiara Ferragni mbledh 3 mln euro kundër Koronavirusit

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez kanë mbledhur një shumë prej 3 milionë eurosh për të ndihmuar vendin e tyre në luftën kundër Koronavirusit.

Ata kanë njoftuar në Instagram, se do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me Koronavirus.

Shifra e madhe është mbledhur në vetëm 24 orë dhe lajmin e ka dhënë vetë Chiara në Instagram duke i falenderuar të gjithë për kontributin.

“Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende.

Mbledhja më e madhe e donacioneve të bëra ndonjëherë në Evropë.

Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu.

Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.

You may also like ...