Header

Sot kurorëzohet Mbret i Anglisë, por kush është Charles III?

Mbreti Charles III është djali i madh i katër fëmijëve të mbretëreshes Elisabeth e cila ndërroi jetë në 8 shtator. Ai u bë trashëgimtar i fronit në moshën 3 vjeçare kohë kur nëna u kurorëzua mbretëreshe në moshën 25 vjeçare. Prej asaj kohe ai mban titujt

Princi i Uellsit, Dukë i Corneall-it, Dukë i Rothesay dhe Konti i Carrick.

Në vitin 1981 ai u martua me princësh Dianën  e si pasojë e lidhjes sollën në jetë dy fëmijë, princat Ëilliam dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 u martua me Camilla Parker Boëles, e njohur tani si Dukesha e Cornëall.

Mbreti i sapo kurorëzuar  u diplomua në Fakultetin e Arteve në Kembrixh dhe shërbeu në Forcën Ajrore dhe në marinën Mbretërore

Charles njihet për fushatat e tij në lidhje me mbrojtjen e mjedisit por dhe krijimin e hapësirave për arsimimin dhe krijimin e mundësive për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 1970, Charles zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve dhe katër vjet më vonë mbajti fjalimin e tij të parë në Dhomën e Lartë të Parlamentit Britanik.

Mbreti Charles u bë monark i Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera me vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth në Shtator. Për pjesën më të mirë të njëmijë vjetëve, mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë janë kurorëzuar në Westminster Abbey të Londrës në një ceremoni që ka ndryshuar pak gjatë shekujve.

You may also like ...