Këngëtarja shqiptare e cila tashmë ka zënë vend në tregun ndërkombëtar të muzikës, Ava Max, ka lansuar projektin e ri muzikor.
Alone, Pt. II mban titullin kënga e saj e re, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ dhe producentin e njohur Alan Walker.Projekti po ashtu vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.Edhe kjo këngë është ritmike, teksa u realizua brenda pallatit ‘Fontainebleau’ i cili ndodhet afër Parisit.Amanda Ava Koci (emri i vërtetë i këngëtares) vjen me një paraqitje të mahnitshme dhe shkëlqen me pamjen atraktive prej biondeje.25-vjeçarja së fundmi ishte prezente në pritjen e eventit të madh të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2020”.
Pjesë e kësaj pritje ishte edhe artistja tjetër e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, me të cilën Ava ka një raport tejet të mirë.