Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur me qytetarët në lidhje me çeljen e negociatave dhe situatën e shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri.
I pyetur se cilat ishin përmirësimet që ka bërë Shqipëria që nga mbledhja e fundit e këshillit, Soreca tha:
“24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Unë do të doja të përmendja se çfarë ka qenë e rëndësishme për shtetet anëtare. Më lejoni që të përmend disa prej arritjeve të 6 muajve të fundit.
Si fillim ka qenë krijimi i SPAK; emërimi i prokurorit të përgjithshëm, emërimi i inspektorit të lartë të drejtësisë, po ashtu lancimi i procedurës që do të mbarojë brenda pak ditësh, pra emërimi i drejtorit të BKH.
Por edhe tryeza për reformën zgjedhore”, tha Soreca.
- Gjobiten 40 qytetarë që “thyhen” rregullat, 33 heqje patentash
- Itali në 24 orë: 662 të vdekurdhe 999 të shëruar