Pandemia e koronavirusit ka shqetësuar të gjithë botën pasi është infeksion që transmetohet në mënyrë të shpejtë dhe nuk ka kurë. Sa i përket ushqimit, Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) po monitoron situatën dhe thotë se deri nuk ka asnjë provë që tregon se koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi.
Drejtoresha shkencore e EFSA, Marta Hugas foli publikisht për këtë duke thënë: “Eskperiencat nga shpërthimet e epidemive të mëparshme të ngjashme me koronavirusin, siç janë (SARS-CoV) dhe (MERS-CoV) tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që coronavirus është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.
Edhe sipas ECDC, Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, është e pamundur që ushqimi të jetë një burim i transmetimit të virusit.
Patogjeni përhapet kryesisht nëpërmjet tështitjes dhe kollitjes, prandaj është sugjeruar që njerëzit të kujdesen për higjenën personale.
Edhe Instituti Federal Gjerman për Vlerësimin e Riskut (BfR) ka të njëjtin mendim: “Aktualisht nuk ka raste të provuara të infektimit nga ky lloj i ri i koronavirusit përmes rrugëve të tjera të infeksionit, siç është konsumimi i ushqimit të kontaminuar”.
Organizata Botërore e Shëndetit pretendon se aktualisht nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit përmes ushqimit. Ende po bëhen studime për koronavirusin e ri, prandaj OBSh ka publikuar një numër rekomandimesh paraprake për përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, siç është:
-mbajtja e distancës të paktën 1 metër nga njëri tjetri gjatë blerjes së produkteve ushqimore.
-larja e duarve gjithmonë para gatimit dhe pasi prek ushqimin e papërpunuar,
-shmangia e konsumit të produkteve ushqimore me origjinë shtazore të papjekur ose pak të pjekur,
-larja e frutave dhe perimeve
-respektimi i rregullave normale të higjienës për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar.
AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin e masave për të luftuar Covid-19 ka vënë në zbatim Listën e Verifikimit për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19, të cilat janë:
1.Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ
2.Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës .
3.Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor .
4.Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës.
5.Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi.
6.Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin .
7.Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore .
8.Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.