Në Shqipëri, 24 orët e fundit u regjistruan edhe 15 raste të reja me njerëz të prekur nga koronavirusi, informuan para pak çastesh auroritetet. Në daljen për media që u dërgua për mediat si videomesazh i regjistruar, ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe përgjegjësja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino. Ata informuan mbi situatën e COVID-19.
Kështu, nga 89 raste deri dje, ka shkuar në 104 numri i përgjithshëm i të infektuarve. Prej tyre kanë humbur jetën 4 persona deri mëngjesin e sotëm dhe dy prej tyre vetëm në 12 orët e fundit. Raportohet dhe një 61 vjeçar në vdekje klinike.