Header

Koronavirusi shpëtoi mijëra jetë

Koronavirusi ka shkaktuar shumë viktima dhe po vazhdon të marrë shumë jetë njerëz, ndërkohë që tashmë pandemia është përqendruar në Europë.

Shkencëtarët kanë treguar se me shpërthimin e COVID-19 mijëra jetë njerëzish janë shpëtuar në Kinë. Kjo për shkak se izolimi i njerëzve ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Imazhet satelitore që vijnë nga Agjencia Europiane e Hapësirës dhe NASA, tregojnë një reduktim në sasinë e emetimeve të gazrave të dëmshëm në atmosferë, si pasojë e mbylljes së fabrikave dhe izolimit në shtëpi të njerëzve.

Kërkuesit nga Universiteti Stanford tanë se reduktimi i ndotjes së ajrit në Kinë ka sjellë shumë pak të vdekur për shkak të ajrit toksik.

Mirëpo shkencëtarët thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë pasi ndotja do t’i kthehet shifrave normale me rikthimin në punë me kapacitet të plotë të industrisë.

You may also like ...