Header

‘Ndalohet dalja e këmbësorëve në këto orare’

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 do të ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në Shqipëri në kuadër të masave kundër përhapjes CoVid-19. Lajmin e ka dhënë kryeministri i vendit Edi Rama i cili shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin vetëm në oraret 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Madje edhe në këtë fashë oraresh lëvizja nuk duhet të bëhet me persona të tjerë. Sipas kryeministrit Rama disa persona nuk duan të marrin vesh dhe për këtë arsye do të bëhen kufizimet e reja. Kushdo që do të kundërshtojë rregulloren Rama thotë se do të gjobitet me një shumë prej 10 mijë lekësh.

You may also like ...