Lorik Cana është kthyer në shembullin e të gjithë baballarëve shqiptarë.
Kjo pas një fotoje të fundit të publikuar në Instagram, ku ish-kapiteni shfaqet duke mbajtur vajzën e tij të vogël Enkeleida, pasi ka bërë më parë edhe pazar.
Loriku ka hequr komentet nga fotoja dhe nuk e dimë pse e ka bërë këtë kur është vetëm për t’i thurur lavde!
Ish-kapiteni Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica mirëpritën fëmijën e tyre të dytë në janar, një vajzë që e pagëzuan me emrin Enkeleida.
Pas vogëlushit Bojken, familja u gëzua me një vajzë tashmë dhe familja u bë e madhe dhe akoma më e bukur!