Header

Culkin sqaron çfarë ndodhi mes tij dhe Jackson

Pak kohë më parë u publikua nga HBO dokumentari i bujshëm për këngëtarin Michael Jackson, “Leaving Neverland”. Në dokumentar ka dëshmi dhe pohime se Jackson ka abuzuar seksualisht me fëmijë.

Megjithatë mes të gjitha dëshmive mungoi ajo e yllit të filmit “Home Alone”, aktorit Macaulay Culkin, i cili në moshë të vogël ka qenë protagonist i një prej klipeve muzikore të Jackson.

Por në një intervistë të ditëve të fundit për “Esquire” Culkin diskuton lidhur me miqësinë që ka patur me Jackson, duke hyrë për marrëdhënien e tyre dhe atë çfarë ka ndodhur mes tyre.

“Ai kurrë nuk më bëri asgjë mua. Kurrë nuk e pashë atë të bënte ndonjë gjë. Dhe veçanërisht në këtë kohë që jemi, nuk kam arsye të mbaj asgjë. Tani është një kohë e mirë për të folur. Nëse do të kisha diçka për të folur, unë do ta bëja atë plotësisht. Por jo, nuk kam parë kurrë asgjë; ai kurrë nuk bëri asgjë”,-ka theksuar aktori i njohur.

You may also like ...