Header

Rita: “Nuk do harroj kurrë prej nga vij”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së fundmi ka dhënë një intervistë për për median e njohur amerikano-jugore, “SHOCK”.

Kjo gazetë në hyrje i ka kushtuar një shkrim historisë së Kosovës.

“Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën e saj të lindjes në kuadër të Luftës Ballkanike. Në atë kohë, Kosova ishte subjekt i autoritetit serb. Në 1998, shpërtheu konflikti midis forcave serbe dhe guerilëve të pavarësisë Albanokosovar. Pas një lufte që la më shumë se 13,000 të vdekur, vendi arriti pavarësinë në vitin 2008. Me një popullsi prej 1.8 milion njerëz, Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në Evropë. Rita ishte e ftuar në një koncert të veçantë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës në vitin 2018. “Për të arritur këtu duhej një udhëtim i gjatë”, u tha artistia mediave”, shkruan media kolumbiane.

Gjatë intervistët Rita ka folur me krenari për vendlindjen e saj Kosovën e cila shprehet se është më e vendosur se kurrë të mbështesë vendin e saj me fushata të shumta. Më tej ka shtuar se ajo frymëzimin më të madh e merr nga e ëma e saj dhe tregon se ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen e saj.

You may also like ...