Header

Divorci më i shtrenjti në histori, zbulohet kur do të ndodhë divorci i Bennifer

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së shpejti do të shpallin zyrtarisht ndarjen e tyre. Sipas një personi të afërt me çiftin që ka folur për PageSix, ata prej disa kohësh nuk janë bashkë, por nuk kanë bërë asnjë njoftim. Megjithatë, ata synojnë ta bëjnë këtë deri në fund të verës, deklaron burimi.

“Ata do ta shpallin zyrtarisht ndarjen”, thotë personi i afërt me Lopez dhe Affleck.

I njëjti burim raporton se ky mund të jetë “divorci më i shtrenjtë ndonjëherë”. Duke qenë se ata janë një nga çiftet më të pasur në Hollyëood falë sukseseve të tyre brenda dhe jashtë aktrimit, veçanërisht për Jennifer Lopez, një yll mbarëbotëror për punën e saj në industrinë e muzikës, divorci ka të ngjarë të jetë i kushtueshëm.

Siç u shpreh ai, edhe pse çifti e gjetën sërish njëri-tjetrin vite pas fejesës së tyre të parë në 2004-ën, asnjëri prej tyre nuk e kaloi zhgënjimin e së shkuarës dhe as nuk harroi arsyet që çuan në ndarjen e tyre.

“Jennifer e ka dashur këtë dasmë, fustanet, miqtë, dekorimet dhe të gjitha, për dekada të tëra. Por tani kanë kthyer faqen. Ata i kanë parë gjërat dhe kanë kuptuar se kjo marrëdhënie nuk është ndërtuar për të zgjatur për një kohë të gjatë. Në fund do të jetë procesi më i komplikuar dhe më i shtrenjtë që ata kanë hyrë ndonjëherë”, thotë burimi.

You may also like ...