Çifti i njohur Cardi B dhe Offset, janë ndarë përsëri por kësaj here me një hap akoma më të madh.
Reperja bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.
Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.
Cardi dhe Offset kanë një vajzë së bashku, Kulture, 5 vjeç dhe një djalë, Wave, 2 vjeç. Por, vetëm pak pas lajmeve se ka kërkuar sërish divorcin nga Offset, Cardi B ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së tretë.
“Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë stinë me ty, ti më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha kam rifituar fuqinë time! Më kujtove se me ty mund t’i kem të gjitha! Më kujtove se nuk kam pse të zgjedh midis jetës, dashurisë dhe pasionit tim! Të dua kaq shumë dhe mezi pres të shohësh çfarë më ke ndihmuar të arrij, çfarë më ke shtyrë të bëj! Është shumë më e lehtë të marr kthesat e jetës dhe t’i kaloj provat në qetësi, por ti, motra dhe vëllai yt më keni treguar pse ia vlen të ecësh përpara!”
Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas u pajtua me të shoqin.
- Temperatura deri në 39 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Arsyeja e vërtetë pse Princi Harry dhe Mbreti Charles nuk flasin më!