Mbretëresha e Danimarkës u godit pasi një skuter kaloi nëpër një turmë dhe e rrëzoi atë në tokë.
Mbretëresha Mary ishte në një vizitë mbretërore në Nuuk, Grenlandë, kur skuteri që po drejtohej nga një i moshuar u përplas me të.
Fëmijët e saj Princi Vincent dhe Princesha Josephine ishin vetëm disa metra larg saj kur skuteri e goditi atë.
Ajo humbi për një kohë të shkurtër ekuilibrin dhe u rrëzua.
Arriti ta ruantë qetësinë, kurse truprojat e saj ndaluan skuterin.
Drejtuesi këmbënguli se ai nuk ishte nisur me qëllimin për të sulmuar mbretëreshën. Megjithatë ajo është mirë, sipas deklaratës së familjes mbretërore.
- Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, habiten ndjekësit
- OBSH: 1 në 20 persona në Europë janë të varur ndaj alkoolit