Dua Lipa vazhdon të jetë një nga yjet e muzikës pop që po shkëlqen vitet e fundit, me këngëtaren shqiptare që ka fituar miliona fansa në mbarë botën.
Duket se çdo arritje e saj tashmë po shpërblehet, e cila me koncertet e saj ka sjellë miliona vitin e kaluar për kompaninë në të cilën është pjesë.
The Sun raporton se “Radical 22 Live LLP” fitoi nga Dua mbi 60 milionë euro, më shumë se artistë të tjerë të njohur si Ed Sheeran dhe Adele.
Numrat e bëjnë atë një nga muzikantet më të paguara në Britani, vetëm tetë vjet pasi ajo filloi karrierën e saj. Shifrat e reja u depozituan në Shtëpinë e Kompanive këtë fundjavë dhe u nënshkruan nga auditorët.
Gjatë periudhës, kur ajo ishte në turneun e saj botëror Future Nostalgia, kompania e saj bëri 21.3 milionë euro në Europë dhe 22 milionë euro të tjera në Amerikën e Veriut.
- Hailey Bieber zbulon arsyen pse e mbajti të fshehtë për 6 muaj shtatzëninë
- Kjo është pasaporta më e fuqishme për vitin 2024