Header

Samiti i NATO-s/ Biden bën gafën e radhës, ngatërron Zelenskyn me Putin

Presidenti Joe Biden nuk do të heqë dorë nga gara presidenciale në muajin nëntor , pavarësisht gafave të reja që rrezikuan të prishnin konferencën e tij të shumëpritur për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Uashington.

Gjatë përballjes me gazetarët, 81-vjeçari u tregua më i vendosur se kurrë për të kandiduar për një mandat të dytë, duke deklaruar, se ishte kandidati më i kualifikuar dhe i vetmi i aftë për të mposhtur Trump.

“E munda një herë dhe do ta bëj përsëri. Aleatët europianë më thanë të fitoja, sepse unë jam personi më i kualifikuar për të qenë përsëri president i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.

Më pas, presidenti Biden drejtoi kritikat e zakonshme ndaj rivalit të tij. “Agjenda ime është gjithmonë plot dhe çfarë bën Trump? Ai luan golf. Ai nuk bën asgjë. Nuk është e vërtetë që thashë se duhet të fle në 20:00, thjesht thashë që duhet të bëj më pak gjëra”, vazhdoi presidenti.

Megjithatë, mbrëmja nuk nisi më së miri për presidentin, i cili pak para se të hynte në sallën e mbushur me gazetarë, kryesisht amerikanë, bëri një tjetër gafë duke e prezantuar Volodymyr Zelensky në skenën e samitit të NATO-s si “Putin”.

Pak minuta më vonë, lëshoi një tjetër këtë herë duke thënë “Zëvendëspresidenti Trump” kur fliste për Kamala Harris.

Këto lapsuse manjati i shfrytëzoi menjëherë duke ndarëve videon në rrjetet sociale. “Bravo Joe! Punë e mirë!”, komentoi ai me sarkazëm.

You may also like ...