Header

JLo e tensionuar pasi Ben Affleck mori gjërat e tij nga shtëpia e tyre familjare!

Ben Affleck thuhet se ka zhvendosur të gjitha gjërat e tij nga shtëpia që zotëron së bashku me  Jennifer Lopez. Sipas raportimeve , dyshja  të cilët u martuan në korrik 2022, po jetojnë të ndarë.

Jennifer Lopez u pa duke drekuar me vajzën e saj Emme në Los Angeles, Kaliforni, të shtunën, mes problemeve të vazhdueshme martesore me Ben Affleck. Ajo po përballet me shumë tension pasi burri i saj i zhvendosi gjërat e tij nga shtëpia e familjes.

Lopez jeton në rezidencën e çiftit me vlerë 60.8 milionë dollarë në Beverly Hills, ndërsa Affleck po qëndron në një shtëpi me qira disa milje larg në lagjen Brentwood të Los Anxhelos.”

Affleck hoqi të gjitha sendet e tij personale nga rezidenca duke u shpërngulur, përpara kthimit të artistes nga pushimet e saj solo në Itali.

“Martesa ka përfunduar plotësisht dhe Jennifer është zemërthyer. Ajo e do dashurinë dhe donte që kjo të funksiononte shumë.” tha burimi.

Lopez dhe Affleck po i afrohen përvjetorit të dytë të martesës. Ata së pari shkëmbyen betimet në Las Vegas më 16 korrik 2022 dhe patën një ceremoni të dytë në pronën e Affleck në Savannah, Georgia, më 20 gusht 2022. Pavarësisht përpjekjeve të tyre, një burim i tha së fundmi Daily Mail se Lopez i ka dhënë fund përpjekjeve për të rregulluar martesën e saj me Affleck.

You may also like ...