Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit ditën e premte.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.
Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.
Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe që ka vënë në pranga autorin, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Ndërkaq të menjëhershme kanë qenë reagimet e ndërkombëtarëve.
Shefi i BE-së Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e quajtën sulmin “të tmerrshëm”.
Shefi i BE-së Charles Michel tha në X se ai ishte i indinjuar. “Unë e dënoj fuqishëm këtë akt frikacak agresioni”, tha ai.
- Hollanda vjen me një paralajmërim: Mund të mos marrim më pjesë në Eurovision, ja pse
- Megi Pojani zbulon arsyen e ndarjes së Xhensilës nga Besi: Ishte i varur nga alkooli