Header

“Kisha frikë se do më dukej celuliti…” Sofia Vergara tregon për skenën erotike në filmin “Griselda”

Aktorja e njohur Sofia Vergara gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka zbuluar frikën që përjetoi në një ndër skenat erotike që ajo luajti në filmin “Griselda”.

Ylli televiziv tha se frikësohej që do ti vihej re celuliti pasi kur luajti këtë rol ishte 50-vjeçare.

Vergara tregoi se ka ajo ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës pasi shqetësohej se si do ti dukej trupi në xhirimet e filmit.

“Unë nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë skena të mirëfillta seksi në një film, por gjatë xhirimeve kisha një shqetësim se nuk do të dukesha mirë,” thotë ajo. “Gjatë gjithë kohës mendoja: “Ku po xhirojnë? Në cilën pjesë të trupit? Nga cila anë duket celuliti?”. Le të themi që kam bashkëjetuar me këtë shqetësim në çdo sekuencë xhirimi për këtë film”.

Pavarësisht frikës së saj, seriali që tashmë është publikuar në platformën Netflix dhe që tregon jetën e trafikantes famëkeqe të drogës Griselda Blanco është vlerësuar me nota pozitive nga kritika.

Por, kohët e fundit, Sofia duket se është fokusuar shumë te pamja e jashtme dhe ka vendosur të flasë publikisht për qasjen e saj ndaj ndërhyrjeve estetike. “Unë do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati,” tha ajo për revistën “Allure” muajin e kaluar.

You may also like ...