Header

Disa nga ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në plazh

Para së gjithash është e rëndësishme të dini se në plazh nuk duhet të konsumoni shumë ushqim, në mënyrë që të qëndroni të lehtë dhe jo të rënduar.

Për të konsumuar një drekë mjaftojnë pjata të lehta si një sallatë mikse me pak bukë dhe një akullore me madhësi normale.

Në plazh nuk duhet t’u mungojnë frutat, ushqimi i shëndetshëm e që përmban shumë ujë.

Cilat janë ushqimet që nuk duhen konsumuar në plazh?

Nuk këshillohen në plazh: djathi, patatet e skuqura, veza, sallami, salsiçet e të gjitha llojeve, ushqimet me bazë produktet e qumështit, brioshi, biskotat me krem, majonezë dhe të gjitha ushqimet e përpunuara.

Shefat e kuzhinës këshillojnë që të konsumoni një drekë të thjeshtë dhe të shëndetshme, me përbërës natyralë për të mos provokuar aciditetin dhe djegiet në stomak.

Pra edhe në plazh dreka mund të jetë e shijshme dhe e shëndetshme, mjafton të zgjidhni një sallatë të freskët mikse, ose thjesht një akullore.

Sidomos për fëmijët është e këshillueshme të mos u jepni për të ngrënë ushqime të skuqura dhe biskota, por ndonjë tas me drithëra.

Ndërkohë, nëse keni ndërmend të freskoheni gjatë vapës në restorantet afër detit duke pirë pijet klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdolloj pije, që nga klasikja Cola e deri tek uji i gazuar, janë produkte tërësisht të ndaluara përpara se të shkoni në det, ose gjatë kohës që jeni në plazh. Me shmangien e tyre, do të mund të shmangni edhe fryrjen e barkut tuaj.

Po kështu, as çamçakëzi nuk është i këshillueshëm pasi mund të duket në fakt si produkti i fundit i cili ka lidhje me fryrjen e barkut tuaj, por ja që edhe ai ka një ndikim negativ. Gjatë kohës që ju e përtypni atë, merrni edhe ajër të konsiderueshëm duke shkaktuar në organizëm një fryrje të bezdisshme dhe sigurisht jo estetike.

You may also like ...