Moderatorja e njohur Elita Rudi u rikthye mbrëmjen e djeshme në ekran me emisionin “The Elite way”. Programi është prime-time, çdo të diel në 21:30 dhe u dedikohet personazheve VIP.
Në puntatën e parë ishte i ftuar edhe bashkëshorti i saj, reperi i njohur Gjiko, i cili nuk i shpëtoi pyetjeve pikante.
Ajo nuk ngurroi ta vendoste edhe në siklet gjatë një loje me pyetje të tipit: “A e ke tradhtuar gruan”?
Gjithsesi, reperi ishte i prerë në përgjigjen e tij, duke thënë:
“Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu”.
Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.
- Heidi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBV3”
- Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta, pasditja sjell vranësira