Header

Vdekja e presidentit, Irani shpall pesë ditë zie kombëtare

Irani ka konfirmuar vdekjen e Presidentit Ebrahim Risi së bashku me ministrin e Jashtëm në aksidentin ajror pas rrëzimit të helikopterit të dielën. Helikopteri u rrëzua në një terren malor pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Vdekja është konfirmuar vetëm pas gjetjes së pjesëve të mbetura të helikopterit me të cilin udhëtonin.

63-vjeçari ishte president për gati tre vjet dhe do të rikandidonte.

Rrëzimi i helikopterit ndodhi ditën e djeshme teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin.

Midis viktimave që ishin në bord janë tre anëtarë të ekuipazhit, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, një imam, shefi i sigurimit të Raisit dhe një truproje.

You may also like ...